“Një ftesë në emër të shëndetit” Vasili: Ajri në Tiranë kancerogjen, në 14 maj të zgjedhim me kujdes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Maj 2023, 16:19
Përmes një videoje të postuar në Facebook, nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili bëri thirrje që të votohet edhe për cilësinë e ajrin në vend.
Ai theksoi se ajri është shumë i ndotur në Tiranë dhe shtoi se si mjek e di që një gjë e tillë ndikon në sëmundje dhe në cilësinë e jetesës së njerëzve.
Vasili: Një ftese ne emër te shëndetit! Jemi te gjithë shume te rrezikuar, rreziku nuk zgjedh. Thithim ne Tirane ajër shume te ndotur me kancerogjene dhe dëmtues te zemrës e mushkërive. Te zgjedhim shëndetin!
