Meta takon delegacionin amerikan të ambasadorëve: I sigurova se më 14 maj merr fund monizmi, nis ndryshimi i madh
Kreu i PL-së Ilir Meta zhvilloi sot një takim me delegacionin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë kryesuar nga ambasadori Chorba.
Në një postim në faqene tij në Facebook Meta tregon se i ka siguruar delegacionit amerikan se më 14 maj merr fund monizmi në pushtetin vendor dhe nis ndryshimi për të ndaluar shpopullimin.
"Kënaqësi e veçantë të takohesha sot në Tiranë me delegacionin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, të kryesuar nga presidenti i këtij Këshilli, Ambasadori Timothy Chorba.
I sigurova se në 14 Maj në Shqipëri merr fund monizmi në pushtetin vendor, për t'i dhënë jetë Ndryshimit të madh që do të ndalojë shpopullimin.
Vlerat dhe demokracia amerikane, inspirim për të luftuar çdo ditë autokracinë, duke dedikuar të gjitha energjitë për të shpëtuar dhe fuqizuar demokracinë shqiptare.
Partneriteti strategjik midis SHBA-ve dhe Shqipërisë është shumë i rëndësishëm për Partinë e Lirisë dhe do të forcohet edhe më shumë në të ardhmen," u shpreh Meta.