Meta: Këshilltarët tanë do jenë mbështetës të çdo politike të pushtetit vendor që fuqizon familjen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Maj 2023, 14:51
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me kandidatët për këshilltarë në Këshillin Bashkiak të Shkodrës për zgjedhjet e 14 majit.
Meta shprehet se “kandidatët tanë në të gjithë Shqipërinë do të jenë promotorët dhe mbështetësit më të mëdhenj të çdo politike të pushtetit vendor që fuqizon familjen”.
Ai shtoi se pushteti vendor duhet të jetë në shërbim të çështjeve më të prekshme dhe më të mprehta të cilat shqetësojnë familjet tona dhe zgjidhja e të cilave i forcon familjet dhe komunitetin anembanë vendit”.
Gjithashtu, Meta së bashku me deputetin e Qarkut Shkodër, Lodovik Hasani, shprehën mbështetjen për kandidatin për kryebashkiak të Fushë-Arrëzit, Hil Curri dhe kandidatit të Pukës, Rrok Dodaj.
