Meta: Qyteti simbol i demokracisë, Kavaja do të votojë për planin e Fisnik Qoses në 14 maj

Kreu i Partisë së Lirisë, ilir Meta shkruan në Facebook se Kavaja qyteti simbol i demokracisë do të jetë pas 14 Majit dhe qyteti simbol i ndryshimit.

Ai shtoi se Kavaja do të votojë për planin e Fisnik Qoses, i cili ofron mbështetjen absolute për të rinjtë, zero taksa për çdo biznes që ata do të hapin

Meta: Kavaja qyteti simbol i demokracisë do të jetë pas 14 Majit dhe qyteti simbol i Ndryshimit. Kavaja do të zgjedhë një administrator të shkëlqyer si Fisnik Qosja, i cili në themel të punës së tij si kryebashkiak i ardhshëm ka dashurinë për qytetin e tij dhe dëshirën për t’ju shërbyer bashkëqytetarëve të tij.

Kavaja do të votojë për planin e Fisnik Qoses, i cili ofron mbështetjen absolute për të rinjtë, zero taksa për çdo biznes që ata do të hapin, në mënyrë që të rinjtë ta ndërtojnë të ardhmen në qytetin e tyre. Sepse Kavaja u përket të rinjve, Shqipëria u përket të rinjve.