Monika Kryemadhi në Kombinat: Shumë pak ditë na ndajnë nga dita e Ndryshimit të madh

Monika Kryemadhi ishte sot në Kombinat ku u takua me banorë të zonës dhe tregtarë.

Kryemadhi ka shpërndarë fletëpalosje nga programi i Belind Këlliçit 

"Gjithmonë emocion kur eci në çdo lagje të Kombinatit!

E nisëm ditën sot me Floidën, Turin, Bonën dhe gjithë grupin energjik duke shpërndarë fletëpalosje për programin e Belind Këlliçit i cili do të tjetërsojë jo vetëm njësinë 6, por të gjithë Tiranën.

Shumë pak ditë na ndajnë nga dita e Ndryshimit të madh, shumë pak ditë na ndajnë nga fitorja historike e koalicionit Bashkë Fitojmë!

Tirana në 14 Maj do të votojë numrin për Bashkë Fitojmë

Tirana në 14 Maj do të votojë numrin për Belind Këlliçi," shprehet Kryemadhi.