"Alternativa është 1", Berisha publikon spotin e rradhës për 14 majin: Bashkë kundër shpopullimit dhe prosperitetit ekonomik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Maj 2023, 10:45
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar spotin e rradhës dedikuar koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit.
"Alternativa është 1.
Ne jemi Koalicioni i Ndryshimit. Kundër shpopullimit dhe për Prosperitet ekonomik. Bashkë Fitojmë"
"Duke votuar koalicionin "Bashkë Fitojmë" dhe kandidatët tanë të dalë nga primaret. Ju vetoni për vendosjen e pluralizmit, dyfishimin e rrogave dhe pensioneve, përgjysmimin e taksave për biznesin, pesëfishimin e subvencioneve për fermerët.
Votoni kundër shpopullimit dhe për kthimin e shqiptarëve në atdhe. Votoni për një shkollim më të mirë për fëmijët, punësimin e të rinjve dhe mbështetjen reale për gruan dhe familjen. Më 14 maj ndryshimi është në duart e tua."
