Bejko: Do ndërtojmë 250 km rrugë rurale e 5 tregje në hyrjet kryesore të Tiranës

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Tiranë Roland Bejko, zhvilloi një takim derë më derë me sipërmarrësit dhe banorët e Xhamllikut.

Bejko premtoi se do të ndërtojnë 250 km rrugë rurale që lidhen me Tiranën e do të hapin 5 tregje në hyrjet kryesore të saj që banorë të zonës ti shesin aty prodhimet.

"Propozimi jonë për zonat rurale është që të ndërtojmë 250 km rrugë nga njëra anë. U mungojnë këto rrugë dhe aksesi për të ardhur në qytet. Nga ana tjetër do ndërtojmë 5 tregje në hyrjet e mëdha të Tiranës, ku banorë të këtyre zonave të mos vijnë në Tiranë e ti shesin përtokë, por në tregun ku do të vendoset.

Sa i takon autobusave falas unë them se bëhet për efekt elektoral, nuk bëhet vërtet. Edhe në vendet shumë të zhvilluara nuk ka autobusë falas," tha ai.