Prigozhin paralajmëroi tërheqjen me 10 maj, Kadyrov: Forcat çeçene janë gati të zënë vendin e Wagner në Bakhmut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Maj 2023, 20:09
Forcat speciale çeçene Akhmat janë gati të zënë vendin e atyre të Wagner në Bakhmut nëse shefi i saj Yevgeny Prigozhin ndjek njoftimin se dëshiron të tërhiqet nga 10 maji.
Kështu deklaroi lideri çeçen Ramzan Kadyrov në kanalin e tij Telegram.
"Luftëtarët tanë janë gati të pushtojnë qytetin," shkroi Kadyrov, cituar nga agjencia e lajmeve Tass.
Prigozhin ka deklaruar se Wagner do të tërhiqet nga Bakhmuti më 10 maj.
Ai gjithashtu ka akuzuar Shtabin e Përgjithshëm rus për vrasjen dhe plagosjen e mijëra rusëve.
"Shtabi i Përgjithshëm rus është përgjegjës për dhjetëra mijëra rusë të vrarë dhe të plagosur në Ukrainë".
