Fruthi shpërthen në Londër, autoritetet: Ka rënë vaksinimi, pritet përhapje e shpejtë
Autoritetet shëndetësore në angli kanë ndezur sinjalet e alarmit sa I përket përhapjes së fruthit. Shkak konsiderohet rënia e vaksinimit ndaj sëmundjes ngjitëse. Si zgjidhje për parandalimin kërkohet marrja e dozës për fëmijët se paku para verës
Rritja e rasteve të sëmundjes ngjitëse, të fruthit, ka shqëtësuar autoritetët shndetësore në Mbretërin e bashkuar. Mjekët raportojn se se numri I përsonave të prekur është në rritje ku Vetëm në 3 muajt e parë të këij viti janë 49 raste, nga 54 që ka qënë në total në 2022 shin.
Zyrtarët e shëndetësis thonë se virusi përhapet tepër lehtë, dhe shkak konsiderohet rënia e shkallës së vaksinimit. Vetëm 85% e 5 vjeçarëve në Angli kanë marrë dy dozat e rekomanduara. Vatra më e madhe e përhapjes së infeksionit është përqendruar në Londër ndaj autoritetet kanë rekomanduar marrjen e vaksinës për fëmijët
Simptomat kryesore të fruthit janë ethe dhe skuqje. Por mund të shkaktojë komplikime më serioze duke përfshirë meningjitin dhe një infeksion mund të jetë fatal.
Kjo është arsyeja pse vaksina e fruthit, shytave dhe rubeolës (MMR) është pjesë e imunizimeve rutinë të fëmijërisë.
Ministria gjithashtu apeloi se ishte veçanërisht e rëndësishme të vaksinohesh para verës pasi fruthi mund të jetë më i zakonshëm në vende të tjera dhe festivalet janë një burim i njohur i shpërthimeve të fruthit.
Edhe organizata botërore ka paralajmëruar një përhapje të madhe të fruthit.




