VIDEO/ Bleu shtëpinë e ëndrrave, gruaja shokohet pasi gjen folenë e gjarpërinjve në mur

Një grua në SHBA pa shtëpinë e saj të ëndrrave të shndërrohej në një makth.

Një skenë nga një film horror ka përjetuar një grua në Kolorado të SHBA-së , kur ka bërë një zbulim të tmerrshëm në shtëpinë që kishte blerë.

42-vjeçarja Amber Hall bëri realitet ëndrrën e saj kur mori çelësat e shtëpisë së re që bleu në Kolorado . Por ëndrra u kthye shpejt në një makth, kur zbuloi se brenda mureve kishte fole gjarpërinjsh .

“Po përpiqesha të hapja paketimin dhe qeni im filloi të sillej çuditshëm. Shkova për të parë se çfarë po shikonte. Mendova se ishte një merimangë ose diçka në dy vrima në mur. Më pas pashë gjarpërinj që dilnin dhe më kapi paniku ”, tha 42-vjeçarja.

Gjarpërinjtë ishin të mëdhenj dhe të mbështjellë brenda mureve. Në total, Amber vuri re 10 gjarpërinj të mëdhenj, por pretendon se ka më shumë gjasa të fshihen brenda mureve.

"Unë nuk mund të shpaketoj asnjë nga gjërat e mia sepse kam frikë se gjarpërinjtë mund të kenë hyrë në kuti," tha gruaja 42-vjeçare, e cila do të duhet të shpenzojë 1000 dollarë për të sjellë një ekip special për të hequr gjarpërinjtë.