LUFTË KU TË MUNDEN!/ Kërcet grushti në Asamble mes deputetit rus dhe atij ukrainas. Përfaqësuesi i Moskës i heq flamurin
Protesta me flamurin e ukrainës nuk i ka pëlqyer një deputeti rus në Asamblenë Parlamentare. Pasi ia ka marrë nga duart kolegut të tij nga Kievi, situata ka degraduar në konflikt fizik, pikërisht në seancën ku po diskutohej lejimi i eksportit të grurit.
Përballja mes Rusisë dhe Ukrainës nuk është vetëm në fushë-betejë, që zgjat prej më shumë se 15 muajsh. Edhe në arenën ndërkombëtarët deputetët e të dy palëve kanë shënuar konflikt fizik.
Një rast i tillë është shënuar në samitin e delegatëve të Asambleve Parlamentare të ashkëpunimit ekonomik të vendeve të Detit të Zi.
Mediat shkruajnë se në mmomentin kur përfaqësuesja ruse Olga Timofejeva ka marrë fjalën në podium, një prej përfaqësuesve të Kievit ka zgjedhur një formë ndryshe të protestës.
Oleksandër Marikovski ka shpalosur flamurin e vendit të tij, në simbol të ruajtjes së lirisë dhe për të kundërshtuar agresionin e Moskës.

Ky veprim ka sjellë kundërshtimin e një tjetër delegati të Kremlinit, i cili ia ka rrëmbyer flamurin duke shkaktuar dhe një përplasje fizike.
Është dashur ndërhyrja e anëtarëve të tjerë për të qetësuar situatën e cila u zhvillua pikërisht në seancën kur po diskutohej lejimi i eksportit të grurit ukrainas.
Për zgjatjen e marrëveshjes së firmosur për herë të parë verën e vitit të kaluar tashmë kanë nisur bisedimet me ndërmjetësimin e Turqisë dhe të Kombeve të Bashkuara.




