Rajoni italian i goditur nga përmbytjet tashmë në hall me hajdutët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Maj 2023, 18:28
Akte grabitjeje janë raportuar në zonat e prekura nga moti i keq i cili ka gjunjëzuar shumë lokalitete në Emilia-Romagna në Itali.
Kjo u denoncua nga kryebashkiaku i Faenzas (Ravena), Massimo Isola.
“Është turp, policia është në veprim për të identifikuar dhe ndaluar përgjegjësit”.
Kryebashkiaku kujton gjithashtu se vullnetarët e shoqatave dhe të mbrojtjes civile dhe personeli i autorizuar “nuk do t'i kërkojnë në asnjë mënyrë popullatës së prekur lëvrimin e parave apo kontributin.
Prandaj ju paralajmërojmë të mos i besoni askujt që bën kërkesa të këtij lloji”.
