PAMJE NGA LART/ Situatë kritike në Emilia Romagna nga përmbytjet, mijëra të evakuuar dhe dy viktima
Nga Alba Kepi Përditësimi i fundit 3 Maj 2023, 16:55
Reshje të dendura shiu shkaktojnë përmbytje në rajonin e Emilia Romagna në Itali. 5000 mijë persona të evakuuar, 2 viktima e 1 person i humbur.
Presidenti i rajonit Stefano Bonaccini kërkon nga qeveria Meloni shpalljen e gjëndjes së emergjencës për motive natyrore.
Viktima është një 70 vjeçar, të cilit banesa ku jetonte në komunën Fontanelice, iu shemb nga rrëshqitja e dheut.
Kryeministria italiane informon për mediat se kreu i ekzekutivit Giorgia Meloni po ndjek me vëmendje gjëndjen kritike në këtë rajon e është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet lokale.
