Prençi: Vrasja e Nikulajt nxori paaftësinë e policisë dhe SHISH. Përveç ekzekutimit,pjesa tjetër e skenarit amatoresk

Shemsi Prençi, ekspert i Policisë, i ftuar në "Drejt" thotë se vrasja e biznesmenit Ardian Nikulajt në Shëngjin nxori zbuluar policinë dhe SHISH që sipas tij kanë dështuar me parandalimin.

Ai theksoi se përpos momentit të ekzekutimit nga portugezi, gjithë pjesa tjetër e organizmit ka qenë amatoresk.

Prençi: Kjo ngjarje nxori që policia e shtetit e ka humbur profesionalizimit në parandalim. Edhe SHISH.Një atentat i kësaj forme pavarësisht se kush është viktima dhe problematikat që mund të  ketë pasur, shteti është i detyruar ta mbrojë si qytetar, biznesmen apo politikan. Policia nuk ka pasur fare punë parandaluese. Të vijnë 5 persona të panjohur, të angazhohen të gjithë këta për të vrarë një biznesmen dhe politikan lokal dhe policia të mos marrë asnjë informacion për dy muaj rresht është e pafalshme.

Nxjerr në pah punën e dobët të policisë dhe SHISH. Përjashtuar momentin e ekzekutimit ku killeri portugez e ka bërë me gjakftohtësinë më të madhe gjithë pjesa tjetër e skenarit të realizimit të vrasjes nga rekrutimi, gjetja e motorit, vëzhgimi është terësisht amatortesk, lehtësisht e zbulueshme. Kanë lënë shumë gjurmë, kanë bërë shumë aktivitete, janë ekspozuar shumë.

Ka amatorizëm dhe policia është e papërgatitur. Mund të parandalohej, duhet të ishte siguruar informacion operativ. Ekzekutori nuk ishte amator, duhet të kishin një dyshim. Policia e Lezhës, si mundet që personazhe të tilla pa një aktivitet turistik të qëndrojnë për dy muaj pa u vënë re.