Arlind Zoto: Epoka dixhitale po ecën me shpejtësi, duhet të ndryshojë dhe skema e mësimdhënies
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Maj 2023, 20:34
Arlind Zoto, ekspert i marketingut dixhital, i ftuar në Ora News në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai tha se me zhvillimin e epokës dixhitale duhet të ndryshojë edhe skema e mësimdhënies.
Për Zoton kohët kanë evoluar dhe të gjithë kurrikulat dhe sistemi mësimor kanë mbetur shumë pas.
Zoto: Është e padiskutueshme që e ardhmja është pjesa dixhitale por dhe pjesa e kodifikimit dhe çdo gjë që ka lidhje me anën vituale kështu që dhe kjo mënyre e re e mësimdhënies duke mësuar që në hapat e parë dhe anët praktike jo vetëm anën teorike mendoj që do japë goxha kontribut dhe do të jetë me goxha përmirësim në të gjithë pjesën arsimore.

