Video/ Rama sulmon Carën: Ja kush kandidon kundër Emiriana Sakos në Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Maj 2023, 11:08
Kryeministri, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama komentoi sot përballjen elektorale të 14 majit në Durrës.
Rama ndau në rrjetet sociale një video të kandidatit të koalicionit “Bashkë fitojmë” për kryetar bashkie në Durrës, Igli Cara.
“A e dini kush kandidon kundër Emiriana Sakos në Durrës?”, shkruan Rama, ndërsa ndan videon ku tregohet se pas kandidatit Igli Cara fshihet Berisha e Meta.

