Sulm me thikë në një shkollë, plagosen dy vajza të moshës 7 dhe 8 vjeçe
Incident i tmerrshëm të mërkurën në një shkollë në Berlin.
Siç raporton BILD, dy vajza të moshës 7 dhe 8 vjeç u goditën me thikë në Shkollën Ungjillore Neukölln.
Të dyja të plagosura rëndë janë transportuar me helikopter në spital.
Sipas informacioneve fillestare, shumë fëmijë që ishin dëshmitarë të krimit janë të traumatizuar. Autori u arrestua dhe është një i rritur.

Hyrja e pasme e shkollës aktualisht është e rrethuar nga policia. Prindërit qëndruan para hyrjes kryesore dhe prisnin fëmijët e tyre. Ata nuk u lejuan të dilnin nga ndërtesa deri në orën 17:00.
Autori mesa duket ka qenë duke pritur në vendin e krimit dhe është arrestuar nga efektivët e policisë që kanë mbërritur.
Sipas gjetjeve fillestare, autori mësohet se është i sëmurë mendor dhe nuk ka lidhje me viktimat.
Një agjent vrasjesh po heton. Në vendngjarje ndodhet edhe prokuroria publike.
Ndërkohë është sekuestruar thika me të cilën u krye krimi.
