Vajza vendos këmbët afër kanalit të ajrit gjatë fluturimit, pasagjerët nuk durojnë dot erën

Një pasagjere në bordin e një fluturimi të mbushur me njerëz u turpërua pasi vuri këmbët e saj të ndotura mbi një mbështetëse koke.

Incidenti u ekspozua në një temë të Reddit nga një përdorues Tik Tok-u , i cili nuk u përmbajt në përvojën e tij gjatë fluturimit.

Fotoja tregonte pasagjeren e vrazhdë me këmbët e saj të mbështetura në sediljen e një pasagjeri tjetër.

Sipas tij këmbët e vajzës ishin pikërisht nën kanalin e ajrit, i cili 'përhapte aromën nëpër avion'.

Disa njerëz u shqetësuan nga sjellja e saj e vrazhdë.

"Unë do të isha ai që do t'i thoja asaj se këmbët i mbajnë erë dhe do t'i largoja ato për hir të të gjithëve", ka shkruar një person.

"Të paktën ka çorape," tha një tjetër.

Një person i doli ne mbrojtje pasagjeres: 'Ke frikë nga çorapet apo diçka? Nuk mund të besoj se shoqëria ka arritur deri në pikën që është e papranueshme të heqësh këpucët. Më bën të psherëtimë dhe të qesh menjëherë.'