Sulm piranjash në Brazil, 8 persona mbetën të plagosur në një përrua
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Maj 2023, 16:54
Të paktën tetë persona kanë mbetur të plagosur në një sulm me piranja në Brazil duke pësuar plagë të përgjakshme.
Thuhet se peshqit u kanë shqyer këmbët në një vendpushim plazhi në Taruma-Acu, një rajon që shtrihet në veri të Manaus - një qytet që ndodhet në lumin Amazon.
Të plagosurit mësohet se kanë qenë duke luajtur në një përrua më 1 maj gjatë festës së Ditës së Punës, kur papritmas kanë ndjerë dhimbje të forta në këmbë dhe shputa.
Një i plagosur tha se ata e kuptuan se nga çfarë ishin sulmuar vetëm kur dolën nga uji dhe gjetën të tjerët me plagë.
Imazhet e marra në vendngjarje tregojnë se si disa njerëzve iu desh të fashoheshin këmbët e tyre të gjakosura pasi morën kafshime të rënda nga peshku i egër.
