Drogoi një çift përdhunoi gruan: Ulet në 4 vjet e 4 muaj dënimi për ish-agjenti imobiliar
Zvogëlohet dënimi për Omar Confalonieri, ish-agjenti i pasurive të paluajtshme, me zyrë në via Montenapoleone në Milano.
Ai përfundoi në burg në vitin 2021 me akuzat për sulm seksual, rrëmbim dhe plagosje, sepse kdrogoi një çift, të interesuar për të blerë dhe shitur, me doza masive benzodiazepinash për të dhunuar më pas gruan në shtëpinë e të dyve, përpara vajzës së tyre më pak se një vjeç.
Gjykata e Apelit të Milanos ratifikoi dënimin me 4 vjet e 4 muaj, dy vjet më pak se 6 vjet e 4 muaj të shkallës së parë.
“Ky dënim nuk është i drejtë, për këtë dhunë dënimet duhet të jenë më të rënda, duke qenë se flitet shumë për dhunën ndaj grave dhe këta ikin më pas me 4 vjet”, komentoi viktima e pranishme në sallën e gjyqit me bashkëshortin e saj.
Dënimi iu propozua gjyqtarëve të seksionit të parë penal të apelit (presidenti i kolegjit Maria Greca Zoncu) nga mbrojtja, e përfaqësuar nga avokatët Luca Ricci dhe Emilio Trivoli, me një konkordat në apel, një lloj marrëveshjeje për pranimin e fajësisë në shkalla e dytë, me dritën jeshile nga Prokurori i Përgjithshëm me zëvendësuesin Antonio Leonardo Tanga.
Me dënimin e shkallës së parë të gjyqtarit Massimo Baraldo, të 26 majit 2022, ish-agjenti i pasurive të paluajtshme ishte liruar nga një nga tre akuzat, rrëmbimi.
