Trupat ruse sulmojnë një hipermarket në Kherson, 3 civilë të vrarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Maj 2023, 12:17
Të paktën tre civilë janë vrarë në një sulm rus në një hipermarket, ka thënë ministria e brendshme e Ukrainës.
Pesë persona u plagosën gjithashtu në sulmin, i cili ndodhi sot në qytetin jugor të Khersonit.
Zyra e prokurorit të Ukrainës tha se informacionet fillestare sugjeronin se forcat ruse kishin sulmuar gjithashtu qytetin me artileri.
Qyteti u çlirua nga kontrolli rus në nëntor, por që atëherë është përballur me sulme të vazhdueshme nga forcat e Moskës.

