Rama: Shkodra, e vetmja bashki në Shqipëri ku kazanët mbyten nga plehrat
Kryeministri njëherësh kreu i PS-së, Edi Rama në vijim të rrugëtimit të gjelbër drejt 14 Majit, u ndal sot në Shkodër ku vuri theksin te nevoja e saj e ndryshimit dhe kthimi në potencial ekonomik për vendin.
Rama tha se, në 31 vjet ata të cilët këtu në Shkodër marrin pushtetin pa kushte nuk e kanë krijuar dot një shembull në një bashki të Shqipërisë se në Shkodër jo e jo, që dinë ta marrin një qytet, një fshat, një zonë nga këtu e ta ngjisin këtu.
“Shkodra është e vetmja në Shqipëri ku kazanët e plehrave mbytën nga plehrat, nuk ka të tilla në asnjë vend. Nuk ka më. Ka pas shumë por ne kemi bërë luftë me plehrat dhe e kemi pastruar Shqipërinë dhe po vazhdojmë ta ngremë në nivelin që nuk ka qenë kurrë. Në Shkodër është e pamundur”, theksoi Rama.
Rama u shpreh se ka njerëz që mendojnë se nuk ja japim Shkodrën Edi Ramës, kjo nuk ka lidhje me mu, po flas për ata që e shohin këtë si një luftë politike. E shohin këtë si një tifozllëk, blu me të kuq.
“Ne jemi ajo ngjyra që del mes përzierjes së të kuqes me blu. Kandidatin e kemi më shumë blu, por kjo nuk ka rëndësi dhe Benetit i kam thënë nuk do shohim majtas djathtas vetëm do bëjmë punë për të gjithë. Këta thonë nuk ia lemë ne Edi Ramës. Unë si ma leni ju si jo tre mandate këtu jam, por atyre që thonë se Edi Rama se do Shkodrën, ka gjasë që unë ta dua më shumë Shkodrën se ata që ju vijnë çift këtu që s’kanë asnjë lidhje me Shkodrën se unë një pjesë të gjakut e kam nga Shkodra, nga gjyshja”, tha Rama.

