"1 milion pemë për kryeqytetin" Vasili: Mashtrime idjote dhe të trasha! Do kërkonin sipërfaqen e dy Tiranave e gjysmë

Nënkryetari i PL-së Petrit Vasili ka nxjerrë "bllof" propagandën e kryebashkiakut të Tiranës për mbjelljen e 1 milion pemëve në Tiranë.

Sipas tij, 1 milion pemë do të mbulonin dy Tirana e gjysmë sipërfaqe apo të kërkonin një sipërfaqe sa dy herë parku i Llogarasë dhe i Tomorrit të marra sëbashku.

"Sa trashë mashtron Veliaj, 1 milion peme do mbulonin dy Tirana e gjysem siperfaqe!!
Veliaj sipas parimit genje sa me shume, po vazhdon pa u skuqur hiç te mashtroje e te thote se ka mbjelle 1 milion peme.

Po llogarite jane shume kokeforta.
1 milion peme te mbjella me distancat e njohura boterisht e nderkombetarisht, pra me 100 peme per ha me distance 8 m, kerkojne afersisht 100 km2.

Po sa jane 100 km2 ne realitet
1 milion pemet imagjinare te Veliajt jane sa dy here e gjysem Tirana me 41 km2, me kufij nga Dajti deri pertej varrezave te Sharres, nga Sauku deri pertej Babrruse, nga Kodra e Diellit e deri pertej Stacionit te Trenit.

Pra guxoni ta perfytyroni kete pyll gjigand me kete siperfaqe, qe do mbulonte dy here e gjysem Tiranen me 1 milion pemet imagjinare te Veliajt.

Po qe ta kuptoni edhe me kollaj akoma po ju japim edhe te tjere shembuj konkrete.
1 milion pemet imagjinare te Veliajt kerkojne nje siperfaqe sa dy here Parku i Llogarase dhe i Tomorrit te marra bashke e te cilat zene te dy bashke rreth 5 mije ha ose 50 km2.
1 milion pemet e Veliaj kerkojne nje siperfaqe sa 33 Parqe sa Parku i madh i Liqenit Artificial te Tiranes.

Mashtrimet idiote te Veliajt se paska mbjelle ca peme edhe ne Vaqar e ne Peze e te Liqeni Fjolles jane ushqim vetem per te dhe idiotet, qe e rrethojne e i bejne like e share cdo gomarlleku.
Ndaj te jeni te sigurte qe Veliaj raportin me te verteten e ka zero sepse fle e zgjohet vetem duke genjyer.

Mos u cudisni kur te thote qe ka mbjelle peme edhe ne Parkun e Malit te Dajtit apo ne Shengjergj, pse jo edhe ne Surrel ku ka edhe genjeshtarin tjeter Ramen.
E vertete eshte qe Veliaj ka shkretuar gjelberimin ne Tirane me beton e kulla, po shkaterron edhe Parkun e Liqenit.
E vertete eshte se gjelberimi ne qytetin e Tiranes nuk ka pare dite me te zeza se sa ne 20 vitet Rama Veliaj ne Bashkine e Tiranes," u shpreh ai.