Berisha publikon videon: Qytetarët në shesh për të mbështetur programin e kandidatit të fitores, në bashkinë e Kavajës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Prill 2023, 22:23
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka ndarë me ndjekësit në Facebook një video nga takimet e zhvilluara në Kavajë të kandidatit të koalicionit “bashkë Fitojmë” Fisnik Qosja.
Berisha shprehet se programi i prezantuar nga Fisnik Qosja është mbështetur masivisht, ndërsa shkruan:
“Qytetarët të gjithë në shesh për të dëgjuar programin e Fisnik Qoses, kandidatit të fitores në Bashkinë Kavajë! Suksese! Fitore!”.

