Meta në Pustec me Pandi Janin: E shndërrojmë qytetin në model të agroturizmit, bujqësisë dhe blegtorisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Prill 2023, 14:37
Kryetari i PL Ilir Meta ishte sot në Pustec ku prezantoi kandidatin e koalicionit opozitar Pandi Jani që sipas tij do të transformojë bashkinv në model të zhvillimit të agroturizmit, bujqësisë dhe blegtorisë.
"Si President, Bashkia e Pustecit ka qenë një nga bashkitë që kam vizituar më shpesh.
Pas 14 Majit do ta vizitoj edhe më shpesh për të parë se si Pusteci me Kryebashkiakun e ardhshëm, Pandi Jani do të transformohet në një model të zhvillimit të qëndrueshëm, në një model të zhvillimit të agroturizmit, bujqësisë dhe blegtorisë.
Ne do të mbështesim ruajtjen dhe forcimin e identitetit kulturor të këtij komuniteti të mrekullueshëm që përbën një pasuri të paçmuar për vendin tonë dhe shërben si urë miqësie dhe bashkëpunimi.
Bashkë Fitojmë!

