Kodheli me alternativën për ndryshim në Fier: Do ta nisim nga kanalizimet e ujërave të zeza, po ju marrin taksa pa shërbim
Në një takim me banorët e fshatit Levan, kandidati i koalicionit Berisha-Meta për Bashkinë e Fierit, Edvar Kodheli u premtoi banorëve se programi i tij elektoral është një alternativë që do të sjellë ndryshim.
Kodheli e cilësoi të mjerueshme situatën teksa theksoi se në programin e tij, të gjitha këto kërkesa legjitime si rrugë, ujë, drita, do të kenë përparësi. Në të njëjtën kohë është ndalur te një pikë e rëndësishme e programit, ofrimin e ujit pa pagesë në të gjitha njësitë administrative deri në sistemimin e plotë të rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza.
"Të gjithë bashkë, të fitojmë bashkinë dhe ta kthejmë atë në shërbim të qytetarëve dhe të jeni të bindur që këto punë do të bëhen pasi mungon vetëm dëshira për ti bërë.
Kemi ndërtuar një program që pushteti lokal t'ju ndërtojë në rradhë të parë kanalizimet e ujërave të zeza, tju sjellë ujin e pijshëm dhe pastaj të fitllojë tarifimi për ujin e pijshëm. Në faturat e ujit kemi tarifim dhe për kanalizimet e ujëravë të zeza për të njëjtën sasi sa ne harxhojmë për ujin e pijshëm, por ju po më tregoni që ju mungojnë kanalizimet. Përse duhet tjua marrë tarifimin për kanalizimet e ujërave të zeza kur juve nuk jua ofron atë shërbim bashkia," tha ai.

