Meta: Edhe dy javë nga dita e votëbesimit masiv të planit fantastik të Belind Këlliçit për Tiranën
Përmes një postimi në Facebook, kreu i Partisë së Lirisë, ilir Meta shkruan se edhe dy javë nga dita kur Tirana do t’u rikthehet të rinjve me Belind Këlliçin.
Meta: Edhe dy javë nga dita kur Tirana do t’u rikthehet të rinjve. Edhe dy javë nga dita e votëbesimit masiv të planit fantastik të Belind Këlliçit. Me të rinjtë e njësisë nr.2, forca dhe energjia e pandalshme e Ndryshimit në Tiranë.
Ndërkohë, nënkryetari i kësaj partie, Endrit Braimllari shkruan se plani i Belind Këlliçit është plani për ndryshim dhe shërbim ndaj qytetarëve.
Braimllari: Kudo që shkojmë energji dhe padurim për ndryshim. Plani i Belind Këlliçit është plani për ndryshim dhe shërbim ndaj qytetarëve. Transport Publik Falas, shërbime publike, më shumë kopshte dhe çerdhe, uljen e taksave e tarifave, lehtësimin e trafikut, zbutjen e kostos së jetesës.

