Agresion rus, Papa Françesku falënderon Hungarinë për mikpritjen e refugjatëve ukrainas

Papa Françesku ka falënderuar qeverinë hungareze për pritjen e refugjatëve ukrainas gjatë luftës.

Në ditën e tij të dytë të vizitës në Hungari, Papa takoi refugjatët në një kishë në Budapest dhe lavdëroi Kishën Katolike të Hungarisë për ofrimin e ndihmës për njerëzit që ikin nga lufta.

Ai i kërkoi gjithashtu Evropës që të gjejë sërish vlerat e saj themeluese të unitetit paqësor, teksa dënoi veprimet e Rusisë.

Qeveria nacionaliste e Hungarisë ka zbatuar politika të forta kundër imigracionit dhe ka refuzuar të pranojë shumë azilkërkues që përpiqen të hyjnë në vend përmes kufirit të saj jugor, duke çuar në mosmarrëveshje të zgjatura ligjore me Bashkimin Evropian.

Megjithatë, rreth 2.5 milionë ukrainas që ikin nga lufta në vendin e tyre kanë gjetur dyert e hapura në vend.

Rreth 35,000 nga refugjatët mbeten në Hungari dhe janë regjistruar për mbrojtje të përkohshme atje, sipas OKB-së.