Kriza në Rusi dhe tensionet rritën shpenzimet ushtarake me 3.7 %

Kriza në Rusi dhe tensionet rritën shpenzimet ushtarake me 3.7 %
Kriza në Rusi dhe tensione në vende të ndryshme të botës kanë rritur shpenzimet ushtarake. Instituti për studimin e paqes në Stokholm, SIPR, raporton për rritjen me 3,7 përqind të shpenzimeve botërore për armatimin, në krahasim me një vit më parë.

Më tej shtohet se kjo shifër nuk ka qenë kaq e lartë që prej vitin 1960 kur edhe nisi për herë të parë studimi.

“Pavarësisht nëse shtetet kanë qenë ekonomikisht më mirë apo më keq se sa pritej, ushtria ka përdorur më shumë burime financiare se në vitet e mëparshme,” tha Nan Tian për Deutsche Welle-n. Rritja e shpenzimeve nuk është e papritur.

Që prej sulmit rus kundër Ukrainës, në shkurt të 2022, qeveritë e vendeve europiane njoftuan njëra pas tjetrës shtesa në fonde për mbrojtjen.

Megjithatë NATO ka shpenzuar më shumë para që prej vitit 2014, vit kur Rusia aneksoi pa të drejtë gadishullin ukrainas të Krimesë

Megjithatë në document vihet re se kina ka shtuar fondet më 63 përqind, India 47 dhe Izraeli. 

Por në të gjitha këto vende pjesa që zënë shpezimet ushtarake në gjithë vëllimin ekonomik të vendit ka rënë.

Një nga faktorët pse ka ndodhur kjo është inflacioni i lartë. Ministrat e Mbrojtjes vuajnë njësoj si ekonomitë shtëpiake nga humbja e fuqisë blerëse thuhet më tej.

Ashtu siç shtrenjtohet gjithnjë e më shumë një kuti kartoni me qumësht, edhe për një avionë luftarak duhen dhënë gjithnjë e më shumë para. Nëse një vend kërkon jo vetëm që të mbajë në gjendje të mirë ushtrinë, por ta përmirësojë atë, atëherë ai duhet të japë më shumë para, siç pasqyrohet edhe në raportin e SIPRI-t.