Shpërthim në një depo karburanti në Sevastopol, Rusia dhe Ukraina përplasen me deklarata

Shpërthimi në një depo karburanti në Sevastopol në portin kryesor të Krimesë ka sjellë sërish përplasje në deklarata mes Rusisë dhe Ukrainës.

Autoritetet e gadishullit të aneksuar nga Moska thanë se shpërthimi ishte rezultat i një sulmi me dron.

Sevastopol është shtëpia e flotës ruse të Detit të Zi ndaj zyrtarët kanë fajësuar për sulmet kievin.

Por një zëdhënës i forcave të armatosura të Zelenskit tha se nuk kishte asnjë informacion që të sugjeronte se Ukraina ishte përgjegjëse për zjarrin

Guvernatori i gadishullit i vendosur nga Rusia, Mikhail Razvozhajev tha se gjerësia e zonës së përfshirë nga zjarri ishte "rreth 1000 metra katrorë" teksa publikoi imazhe të reve të mëdha të tymi që ngriheshin në ajër.

Më tej ai shkruan se nga ngjarja nuk ka të lënduar dhe se situata ishte nën kontroll. Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014, teksa prej më shumë se një viti agresioni është drejtuar drejt katër rajoneve të tjera.

Por për në përballjen ndërkombëtare Moska duket se ka vendosur të tregojë sërish forcën. Në 9 maj pritet të zhvillohet parade ushtarake kjo në kujtim të fitores ndaj gjermanisë 78 vite më parë në luftën e dytë botërore.

Por për shkak dhe të sanksioneve që i janë vendosur dhe refuzimit ndaj sulmit në Ukrainë, raportohet se në të nuk do të ketë pjesëmarrës nga shtete të tjera.