Putin: Rajonet e aneksuara ukrainase janë territoret tona historike
Katër rajonet e Ukrainës, të aneksuara nga Moska janë territore historike ruse dhe banorët e tyre pjesë e popullit tonë, deklaroi presidenti rus Vladimir Putin në Shën Petërburg.
“Prandaj, sot është e nevojshme të mbrohet vendimi i tyre i qartë për t’u kthyer në Rusi”, shtoi Putin.
“Banorët e katër rajoneve ukrainase të aneksuara nga Rusia, të cilët nuk pranojnë të bëhen shtetas rusë, do të konsiderohen të huaj dhe mund të dëbohen nëse përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare me aktivitete që përfshijnë pjesëmarrje në mitingje dhe demonstrata të paautorizuara”, parashikon një ligj i nënshkruar dhe i shpallur dje nga presidenti Vladimir Putin, pasi u miratua në Parlament.
“Të gjitha autoritetet ruse duhet të punojnë si një ekip koheziv dhe i mirëkoordinuar për t’u marrë edhe me agresionin ekonomik nga Perëndimi”, theksoi ndërkohë Putin.

