Lironi Navalnin! Mbi 130 shkrimtarë e shkencëtarë thirrje autoriteteve në Moskë për të liruar liderin e opozitës

Deklaratat se lideri i opozitës në Rusi Alexei Navalni do të hetohet sërish, këtë radhe për terrorizëm, ka sjellë reagimin dhe të një grupi të njohur intelektualësh.

Më shumë se 130 shkrimtarë, artistë dhe shkencëtarë të njohur ndërkombëtarisht, duke përfshirë gjashtë fitues të çmimit Nobel, përmes një deklarate të përbashkët u kanë bërë thirrje autoriteteve në Moskë ta lirojnë menjëherë. Madje më tej thuhet se Navalny, ka nevojë për kujdes të menjëhershëm dhe të pavarur mjekësor.

Në mesin e firmëtarëve janë balerini i shquar ruso-amerikan Mikhail Baryshnikov, shkrimtari Roëling, fituesit e Nobelit në letërsi Orhan Pamuk, Herta Muller, Olga Tokarczuk, Svetlana Alexievich, Mario Vargas Llosa dhe J.M. Coetzee, karikaturisti Art Spiegelman, dramaturgu Tom Stoppard, aktori Jean Reno, ish-futbollisti Eric Cantona, regjisori dhe kompozitori i filmit Jeffrey Jacob Abrams dhe shumë të tjerë.

Më herët kanë qenë edhe 600 mjekë rusë që kanë kërkuar që ti jepet në mënyrë urgjente ndihma mjekësore. Zërave u janë shtuar edhe një numër i lartë i avokatëve dhe deputetëve të Rusisë

 “Navalny po vuan dënimet me burg për akuza që nuk do të ishin mbështetur kurrë në asnjë sistem të pavarur ligjor. Ne mbështesim thirrjen e Qeverisë gjermane, autoriteteve amerikane dhe Bashkimit Evropian, që kërkojnë lirimin e menjëhershëm të tij. Është në fuqinë tuaj”, thuhet në letrën e hapur të publikuar të premten.

Tashmë duket se kreu i Kremlinit Vladimir Putin është nën një presion të fortë, edhe pse ekspertët ndërkombëtar shprehet se ai nuk ndikohet nga reagime të tilla, të paktën sipas vërejtjeve në dy dekadat e qëndrimit të tij në pushttet

Vendimmarrja e presidentit rus Vladimir Putin, rrallëherë është ndikuar nga një presion i tillë nga publiku i huaj, gjatë më shumë se dy dekadave të tij në pushtet.

Më herët gjatë këtij muaji, Shërbimi Federal rus i Sigurisë (FSB) pretendoi se bashkëpunëtorët e Navalny-t, së bashku me shërbimet sekrete ukrainase, ishin të përfshirë në vrasjen e gazetarit dhe propaganduesit pro-Kremlinit, Vladlen Tatarsky, në qytetin e dytë më të madh të Rusisë, Shën Petersburg, në fillim të prillit.

FSB nuk ka ofruar asnjë provë që lidh bashkëpunëtorët e Navalny. Ekipi i tij hodhi poshtë pretendimet e FSB-së.

Kritiku i hapur i Kremlinit ndodhet në burg që nga shkurti i vitit 2021.