Vihet në skenë "Eposi i Kreshnikëve" nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare "Besëlidhja" në Lezhë
Eposi i Kreshnikëve është risjellur nga nxënësit e shkollës “Besëlidhja” në Lezhë. Me një interpretim të jashtëzakonshëm të nxënësve pjesë nga Eposi emocionuan publikun Lezhjan, ndërsa mësuesit thanë se dëshirojnë që të shikojnë nxënësit e tyre në skenat më të mëdha.
Eposi i kreshnikëve është sjellë në skenën e vogël të shkollës 9-vjeçare "Besëlidhja" në Lezhë nga nxënësit e saj, duke suprizuar jo pak publikun.
Trashëgimia kulturore jo materiale shfaqi pjesën e saj më të rëndësishme që për të pranishmit ishte vërtetë një sukses që meriton skena më të mëdha.
"Shumë i bukur skenari dhe përcjellja edhe nëpërmjet folësit aty dhe përmes elementeve artistikë.
Ishte emocion dhe një dramë e mrekullueshme," thanë ata.
Për aktoret e vegjël kjo ishte një ndjesi e jashtëzakonshme dhe e përjetuar prej tyre për një vepër që e kanë njohur me herët.
"Mbresëlënëse, kjo punë e jona ishte shumë e bukur në të vërtetë. As në ëndërrat e mija nuk e kisha imagjinuar të dilja në këtë skenë me këtë rol shumë të bukur kryesor.
Ishte një emocion më vete për të përcjellë dhe shfaqur këtë tek njerëzit e tjerë," thanë ata.
Mësuesja Alketa Bejtja, që u kujdes për vendosjen në skenë të kësaj vepre thote se tejkaluan veshtersitë dhe u prezantuan të gjithë elementet popullore, ndërsa për drejtoreshen e shkolles Anisa Skandaj veprimtari të tilla do të jenë të vazhdueshme.
"U konceptua kjo vepër jo vetëm në kuadër të aktrimit, por dhe u përpoqëm të përcjellim të gjtiha elementet e artit tonë popullor," tha Alketa Bejtja mësuese.
"Në fakt këto janë synimet tonë që këto nxënës të prekin skena dhe më të mëdha," tha Anisa Skandaj Drejtoreshë e shkollës "Beselidhja"
Shkolla 9-vjeçare "Besëlidhja" në Lezhë është bërë në vazhdimësi pjesë e nismave dhe veprimtarive të ndryshme me mesazhe mjaft interesante për shoqërinë.