Modernia në Butrintin antik, qendra e pritjes e biletaria i beson punimet arkitektit japonez Kengo Kuma

Ministrja e Kulturës ka bërë të ditur fituesin e projektit të punimeve në parkun kombëtar të Butrintit. Në tryezën e përbashkët me arkitektin japonez, Margariti prezantoi detaje nga investimet ku duket se modernia do të ndërthuret me antikitetin. 

Kjo do të jetë porta hyrëse e parkut kombëtar të Butrintit.  

Në konkursin për qendrën e vizitorëve u përzgjodh ideja e arkitektit japonez Kengo Kuma. 

Në tryezën për shpalljen e fituesit Ministrja e Kulturës Elva Margariti dha detajet e punimeve.

“Qendra e re e vizitorëve është rreth 1000 metra katrorë. Ajo do të jetë porta hyrëse në parkun e Butrintit. Është në një pozicion në rreth 1.5 km nga qendra aktuale.”

Së bashku me qendre e re të biletarisë duket se do të përshtatet modernia me lashtësinë.

“Do të jetë një agora e re. Ndërlidhja me komunitetin dhe natyrën e sitin është pika më e fortë e ndërlidhjes.”

Ministra nuk la pa përmendur edhe zërat kundra punimeve në qytetin antik.

“Për korin e kasandrave në qyrkun e një nacionalizmit dhe një shqiptarie fallco, u them që sot të bëhen pjesë e epokës së re dhe ndryshimit.”

Pas miratimit të menaxhimit të Butrintit nga një fondacion privat, u bë e ditur se investimi do të mbikëqyret nga bordi i menaxhimit të punimeve, udhëhequr nga Ministria e Kulturës.