Po luante dhe topi i ra në shtëpinë ngjitur, fqinji i tërbuar qëllon me armë zjarri drejt 6-vjeçares dhe prindërve të saj në SHBA
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Prill 2023, 21:46
Një burrë nga Karolina e Veriut në SHBA a qëlluar me armë zjarri një vajzë 6-vjeçare, prindërit e saj dhe një fqinj, pasi në oborrin e tij ra një top basketbolli.
Mediat amerikane shkruajnë se e mitura, Kinsley White ka marrë disa plagë në trup, së bashku me tre lënduarit e tjerë. Ndërsa autori nuk është arrestuar ende. Mbi të rëndon akuza e sulmit ndaj së dashurës së tij para pak muajsh.
Dëshmitarët thanë se i dyshuari i acaruar mori armën, vrapo në rrugë dhe qëlloi një fqinj, pastaj vajzën dhe prindërit e saj. Sipas të plagosurve, ata nuk e njihnin autorin.

