Më shumë se 24 orë makthi/ Vajza 13-vjeçare rrëmbehet dhe përdhunohet nga i riu
Një krim kafshëror shkakton tmerr në Danimarkë.Një vajzë 13 vjeçare u rrëmbye të shtunën teksa shpërndante gazeta, u mbajt për më shumë se një ditë dhe u përdhunua disa herë.
Adoleshentja, e quajtur Filippa, nuk ishte kthyer në shtëpi nga puna e saj me kohë të pjesshme në qytetin Kirkerup në ishullin danez të Zelandës.
Biçikleta, çanta dhe telefoni i saj u gjetën më pas në anë të rrugës.
Filloi një kërkim i madh.
Më shumë se 24 orë më vonë, policia më në fund e gjeti Filippan dhe rrëmbyesin e saj të dyshuar 32 vjeç në një shtëpi rreth gjysmë ore me makinë nga Kirkerup.
Ai thuhet se e ka mbajtur vajzën në dy adresa të ndryshme.
Një gjykatës e dërgoi të dyshuarin në paraburgim të hënën.
Sipas avokatit të tij mbrojtës, burri ka pranuar një pjesë të krimit.
Sipas prokurorisë, një bashkëpunëtor mund të jetë ende i lirë.
“Nuk kam fjalë për atë që i është bërë Filipës. Vetëm një përbindësh mund t'ia bëjë këtë një fëmije" tha nëna e vajzës.
Të dielën ajo shkroi në Facebook:
"27 orë makthi kanë përfunduar dhe Filippa ime e dashur është në shtëpi!"

