Vakti më i madh në histori i përket një të dënuari me vdekje, konsumoi 29.000 kalori
Rekordin për vaktin më të madh besohet se e mban një i dënuar me vdekje në SHBA , i cili e teproi, duke konsumuar 29,000 kalori .
Gary Carl Simmons Jr u ekzekutua në vitin 2012 në një burg të Mississippi-t ku ishte burgosur për vrasjen e Jeffrey Wolfe . I njohur gjithashtu si "kasapi", Simmons ishte veçanërisht brutal, pasi kishte copëtuar viktimën e tij dhe ia kishte ushqyer aligatorët në vitin 1996.
Kur erdhi koha për ta ekzekutuar, Simmons bëri kërkesën e tij të fundit për ushqim, që mund të jetë vakti më i madh i të burgosurve me vdekje të të gjitha kohërave.
Vakti përfshinte disa pjata dhe mjaftonte për të ushqyer shumë njerëz. Mes tyre dominonin picat me shije dhe përmasa të ndryshme . Në fund ai hëngri edhe dy ëmbëlsira të mëdha për të mbyllur vaktin e tij të fundit.
Simmons u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës më 20 qershor 2021 në orën 6 pasdite. Siç u bë e ditur, 90 minuta para se të ekzekutohej ai kishte ngrënë gjysmën e vaktit të tij. Ai kishte shijuar gjithçka përveç patateve.
Megjithatë, nuk dihet nëse ai ka arritur të përfundojë vaktin e tij.
