Rrëfyen se kanë vrarë fëmijë në Ukrainë, zyrtari ukrainas: Do të ketë ndëshkim të ashpër për dy mercenarët e Wagner-it

Ukraina ka reaguar pas rrëfimit të dy mercenarëve rusë të grupit Wagner se kanë vrarë fëmijë në disa qytete ukrainase.

Kreu i zyrës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zrelenksy, Andriy Yermak tha se “duhet të ketë ndëshkim” pasi ish-luftëtarët e Wagner pranuan  se kishin vrarë fëmijë ukrainas, në një video të publikuar nga grupi i të drejtave të njeriut Gulagu.net.

Ai ka shkruar në Twitter se duhet të ketë  një dënim të ashpër dhe të drejtë për aktet çnjerëzore ndaj dy luftëtarëve rusë.