Merkel mes meritave dhe kritikave, nderohet me urdhrin e lartë të meritës, ish-kancelarja gjermane

Për kontributin e saj në jetën politike gjermane. I jepet urdhri i lartë i meritës në vend ish-kancelares gjermane Angela Merkel.

Merkel mes meritave dhe kritikave, nderohet me urdhrin e lartë të

Ish-kancelares së parë gjermane Angela Merkel do t'i jepet urdhri më i lartë i meritës për vendin e saj.

Nderimin do t'ia dorëzojë presidenti Frank-Walter Steinmeier, në Berlin.

Mirënjohje për kontributin e saj në jetën politike gjermane.

Në ceremoni do të marrin pjesë aleatët e saj politikë, përfshirë kancelarin Olaf Scholz, ish-trajnerin kombëtar të futbollit Jürgen Klinsmann, familjarë dhe miq.

Großkreuz , ose "kryqi i madh", është më i rëndësishmi i këtij lloji dhe ju është dhënë edhe dy kancelarëve të mëparshëm: Konrad Adenauer në 1954 dhe Helmut Kohl në 1998.

Por ka edhe krtikë që e shohin ndryshe këtë histori.

Vendimet e Merkelit për të tërhequr Gjermaninë nga energjia bërthamore dhe për tu ndërlidhur me Moskën dhe inkurajimi i varësisë së gazit rus ndaj saj shihen të dyja si një dëm i madh për vendin.

Disa nga kritikat më të ashpra në prag të ceremonisë kanë ardhur nga brenda radhëve të partisë së Merkelit, Unioni Kristian Demokrat (CDU).

Carsten Linnemann, nënkryetari i CDU, tha se ndërsa ishte e qartë se Merkel kishte kontribuar shumë në Gjermani, "veçanërisht ndërkombëtarisht", ajo gjithashtu "kishte bërë gabime, madje edhe flagrante".