Tmerr në qeli, "i burgosuri hahet i gjallë nga çimkat dhe morrat"
Tmerr në Georgia të SHBA-së. Një i burgosur i identifikuar si Lashawn Thompson, dyshohet se u "hëngër i gjallë" nga morrat dhe çimkat.
Kjo u raportua nga Michael Harper, avokati i familjes së Thompson, një afrikano-amerikani 35-vjeçar i cili u gjet i pajetë në qelinë e tij në qarkun Fulton, Atalanta.
Thompson vdiq në shtator pas tre muajsh burg dhe fotot e siguruara nga avokati tregojnë një qeli në kushte të mjerueshme dhe imazhe të trupit të burrit me fytyrën dhe bustin e tij të mbuluar me insekte dhe parazitë.
Autoritetet e arrestuan Lashawn Thompson, i cili vuante nga skizofrenia, në qershor për një akuzë kundërvajtëse.

Harper theksoi se klienti i tij ishte "fizikisht i shëndetshëm kur hyri në burg: nuk ka asnjë justifikim për atë që i ndodhi, një i burgosur i sëmurë mendor i mbetur vetëm në një burg, e lanë të vdesë".
Sipas ekspertizës, shkaku i vdekjes së 35-vjeçarit është i “paqartë”.
"Ata nuk bënë asgjë për ta ndihmuar. Asgjë. E gjetën të vdekur në qelinë e tij, të shtrirë atje të infektuar me çimka dhe morra. Dhe kjo ishte ajo që e vrau," përsëriti avokati ndërsa vëllai i Thompson Brad McCrae tha se familja ishte e tmerruar kur pa fotot.

