Meta: Të gjithë të votojmë për fitoren e këtyre kandidatëve të mrekullueshëm të “Bashkë Fitojmë”
Përmes një postimi në Facebook, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shkruan se të gjithë të votojnë për fitoren e këtyre kandidatëve të mrekullueshëm të “Bashkë Fitojmë”.
Meta shton se do të fitojnë në Elbasan, që Elbasani t’i japi mendje të gjithë Shqipërisë, siç i ka dhënë gjithmonë, prandaj kemi dhe një profesor si Luçiano.
Meta: Të gjithë të votojmë për fitoren e këtyre kandidatëve të mrekullueshëm dhe gjeografia e fitores sonë do të jetë e jashtëzakonshme, sepse i kemi kandidatët e jashtëzakonshëm, që nga Kukësi me profesor Admir Sinematin dhe deri në Sarandë me përfaqësuesin e mrekullueshëm të shoqërisë civile Ardit Cikulin, që nga Durrësi me Super-Iglin dhe deri në Korçë me profesore Ledina Aliollin.
Ne do të fitojmë në Elbasan, që Elbasani t’i japi mendje të gjithë Shqipërisë, siç i ka dhënë gjithmonë, prandaj kemi dhe një profesor si Luçiano Boçi, një superkandidat.
