Ish-sigurimsat, “Qytetarë Nderi”/ Pastrohen dhe nga drejtësia, partitë nuk hapin dosjet. Vetëm 9 bashki kërkuan verifikim figure
Autoriteti i Dosjeve zbulon se mes emrave që janë propozuar nga bashkitë për qytetarë nderi kanë rezultuar edhe disa ish-sigurimsa. Madje nuk mungojnë rastet kur ata në periudhën komuniste kishin dalë dëshmimtarë në gjyqe politike. Megjithatë, numri i kërkesave për pastrimin e figurave është e ulët, si nga pushteti vendor ashtu edhe nga partitë.
Në raportin vjetor të autoritetit të dosjeve vihet re se bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit të periudhës komuniste nuk janë vetëm politikanë.
Në dokument janë evidentuar edhe raste kur personat e propozuar për "Qytetarë Nderi" kanë qenë me dosje.
Nga 42 emra të propozuar për tu vlerësuar janë zbuluar 5 bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit, ndërsa 1 kandidat si dëshmitar në çështje penale politike.
Megjithatë, problem mbetet fakti që pak institucione kërkkojnë të dhëna.
Në vitin e shkuar nga 61 bashki vetëm 9 të tilla kanë kërkuar të dhëna për pastërtine e figurës për 61 persona.
Sa i përket vettingut në drejtësi dhe zgjedhjet në institucionet më të larta të shtetit rezulton të jenë verifikuar 210 kandidatë, nga të cilët vetëm për 6 kandidatë rezultojnë në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit ose dëshmitarë në procese politike.
Megjithatë evidentohet se ka një rënie krahasuar me periudhën e mëparshme për shkak se mosha e kandidatëve është shumë e re.
Mungesë interesi për të zbuluar të shkuarën ka dhe prej partive politike.
Kështu në vitin 2017 dhe 2021 kanë bërë kërkesë 31 parti politike të ashtuquajtura të vogla. nga 446 kandidatë vetëm 5 kishin probleme.
Me ndryshimin e ligjit pritet që të ketë edhe më shumë interes për të zbuluar kandidatët për në bashki apo dhe në parlament.





