Meta publikon pamjet nga çelja e fushatës: Arena e lirisë, aty ku gjëmoi mesazhi i fitores së pandalshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Prill 2023, 17:14
Kreu i PL-së Ilir Meta ka publikuar sot disa pamje gjatë çeljes së fushatës zgjedhore të koalicionit "Bashkë Fitojmë" në stadiumin Air Albania.
Mbeshtetës të opozitës u mblodhën dje për të çelur zyrtari fushatën e zgjedhjeve të 14 majit, sëbashku me 61 kandidatët e Bashkive.
Në sy ra paraqitja e kandidatit të Tiranës Belind Këlliçi që zgjodhi të hynte në stadium me një autobus, për të cilët ka premtuar dhe transport publik falas.
"Arena e Lirisë, aty ku gjëmoi mesazhi i fitores së pandalshme të 14 majit" shkroi Meta krahas videos.

