Tedi Blushi në krah të kandidatit të opozitës, uron komunitetin maqedonas në Pustec për Pashkët

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka nisur javën në Pustec, me një urim për Pashkët për komunitetin maqedonas.

Në rrjetin e tij social, ai shfaqet në krah të kandidatit të opozitës, në një video ku uron të gjithë besimtarët ortodoks maqedonas dhe në gjuhën e tyre.

“Kënaqësi e veçantë, të nis javën në Pustec, në një atmosferë feste, për t’i uruar komunitetit të mrekullueshëm dhe shumë të dashur maqedonas: SREKEN VELIGDEN! XRISTOS VOSKRESNA! (GËZUAR PASHKËN! KRISHTI U NGJALL!)”, shkruan ai.