Koncerti i kurorëzimit/ Andrea Bocelli, K. Perry e L. Richie live në Kështjellën Windsor

Këngëtarë me famë botërore pritet të performojnë në Koncertin e Kurorëzimit të Mbretit Charlës III që do të mbahet në Kështjellën Ëindsor, një ditë pas ceremonisë. Mes emrave spikatin tenori italian Andrea Bocelli, dhe këngëtarët Katy Perry dhe Lionel Richie.

Këngëtarët Katy Perry dhe Lionel Richie janë ndër emrat e parë që do të performojë në koncertin e kurorëzimit të Mbretit Charles III, që pritet të mbahet në Kështjellën Ëindsor më 7 maj, me një audiencë prej më shumë se 20,000 njerëz.

Po ashtu të ftuar specialë në festë do të jenë edhe tenori italian Andrea Bocelli, bas-baritoni uellsian Sir Bryn Terfel dhe Freya Ridings.  Shfaqja do të fokusohet në temat e dashurisë, respektit dhe optimizmit.

Perry, e cila ka shitur 57 milionë albume në mbarë botën, është vlerësuar nga Mbreti Charles III me “British Asian Trust”  tre vjet më parë.  Po ashtu edhe Richie, i cili ishte ambasadori i parë global i bamirësisë The Prince's Trust, e ka quajtur koncertin e kurorëzimit "një ngjarje që ndodh një herë në jetë".

Grupi “Take That”, pritet të performojë pa solistin Robbie Ëilliams. Ata kanë premtuar një bandë live, orkestër dhe bateristët ushtarakë që do të shoqërojnë performancën e tyre.

Do të ketë gjithashtu thirrje për katër kombet e MB-së, me koret e komunitetit dhe grupet e këngës që do të kombinohen për të formuar Korin e Kurorëzimit prej 300 personash. Një grup kori i Commonëealth do të performojë gjithashtu virtualisht.

Një shfaqje dritash me ekrane drone, lazer, projeksione dhe ndriçime cilësohet si një nga momentet të mbrëmjes.