Horror në Indi: I dënuar për rrëmbim, ish politikani ekzekutohen live ne TV

Një ish politikan indian i dënuar për rrëmbim është qëlluar për vdekje drejtpërdrejt në televizionet indiane, së bashku me vëllain e tij. Në videon e publikuar në media, shihet moment ku të dy të prangosur, madje edhe të lidhur me zinxhir, duke komunikuar me gazetarët, janë ekzekutuar në vend.

Ky është moment ku Atiq Ahmed, një ish politikan Indian është ekzekutuar në transmetim live në televizion, së bashku me vëllain e tij. I cilësuar si gangsteri I kthyer në politikan pas dënimit që kishte marrë për rrëmbim personi është vrarë me armë zjarri në kokë, duke e lënë të vdekur në vend.

Atiq Ahmed, i cili ishte nën shoqërimin e policisë, po fliste me gazetarët kur një armë iu afrua pranë kokës dhe e vrau.

Videoja tregoi Ahmedin dhe vëllain e tij, Ashraf, të dy në pranga, duke folur me gazetarët gjatë rrugës për një kontroll mjekësor në spital disa sekonda para se të qëlloheshin të dy.

Siç raporton BBC, Djali adoleshent i ish politikanit, u qëllua për vdekje nga policia disa ditë më parë. Ndërkohë  në pamjet, të shpërndara gjerësisht në mediat sociale dhe kanalet televizive, Ahmedi pyetet nëse mori pjesë në funeralin e djalit të tij.

Fjalët e tij të fundit para kamerës janë: “Nuk na morën, prandaj nuk shkuam”.

Pas të shtënave, tre persona të cilët ishin paraqitur si gazetarë u dorëzuan me shpejtësi dhe u arrestuan nga policia, momentalisht ndodhen në paraburgim.

Tre sulmuesit e dyshuar kishin mbërritur në vend me motoçikleta, tha policia. Në vendngjarje kanë mbetur të plagosur edhe një polic dhe një gazetar.

Politikani Atiq Ahmed, më parë kishte pohuar se kishte një kërcënim për jetën e tij nga policia, por  Gjykata e Lartë e Indisë refuzoi ta dëgjojë

Pas incidentit të së shtunës mbrëma, kryeministri Yogi Adityanath urdhëroi një hetim gjyqësor për vrasjet dhe ndaloi tubimet e mëdha në rrethet e Uttar Pradesh.