Luftë civile në Sudan/ Forcat paramilitare marrin aeroportin, rrethojnë pallatin presidencial
Beteja për pushtet mes dy grupimeve të armatosura në sudan ka prekur kufijtë e një lufte civile. madje në rrugë kanë dalë jo vetëm ushtarakë të armatosur por edhe mjetet e blindurara në tentativë për të marrë me dhunë drejtimin e vendit
Rreth dy vite nga grushti i shtetit të tetorit të vitit 2021, kur në tetor u arrestua kryeministri sudani nuk gjen qetësi. këtë të shtunë vendi u përfshi nga kaosi dhe nga përplasjet me armë mes dy grupimeve që ishin vendosur nën drejtim duke prekur kufijtë e një lufte civile.
Paraushtarakët, që janë pjesë e të ashtuquajturës Forcës sëë Mbështetjes tentuan të marrin më forcë pallatin presidencial, rezidencën e shefit të ushtrisë dhe aeroportin ndërkombëtar të Khartoumit.
Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan nëpër kryeqytet, por edhe në qytete të tjera në një përplasje me juntën ushtarake.
Sipas Reuters, nuk munguan as tanket dhe automjete të blinduara që u vendosën në rrugët e kryeqytetit, ndërsa u kërcënua dhe televizioni shtetëror.
Forcat e Mbështetjes udhëhiqen nga Gjeneral Mohamed Hamdan Dagalo dhe së bashku me gjeneralin e Juntës së ushtrisë kanë drejtuar vendin përmes Këshillit Sovran. gjithçka nisi për realizimin e propozimit për një udhëheqje civile çka kërkonte që forcat e mbështetjes të integrohen në ushtri. kjo ide u kontestua, duke bërë që tensionet të rriten deri në konflik të armatosur
Ambasadori i SHBA-së në Sudan, John Godfrey në deklaratën për mediat tha se përshkallëzimi i tensioneve në luftime të drejtpërdrejta ishte është tejet i rrezikshëm, ndaj i bëri thirrje urgjentisht lidershipit të lartë që të ndalojë përleshjet.
Gjenerali Dagalo, i njohur si Hemetti është një nga udhëheqësit i konsideruar i pamëshirshëm i milicsë në rajonin e Darfurit. Në qershor të 2019-ës, forcat e sigurisë të udhëhequra nga ai bastisën një kamp pro-demokrat në Khartoum , ku rreth 130 njerëz humbën jetën.