Skena të frikshme: Futbollisti i vë flakën vetes dhe vdes, kalimtarët bërtasin të shokuar
Një futbollist profesionist në Tunizi ka vdekur pasi i vuri flakën vetes në fillim të kësaj jave në shenjë proteste kundër asaj që ai tha se ishte një “shtet policor” që sundonte vendin, raporton Daily Mail.
Nizar Issaoui pësoi djegie të shkallës së tretë pasi i vuri flakën vetes ndërsa kalimtarët bërtisnin në fshatin Hafouz, në rajonin qendror Kairouan.
Videot që qarkullojnë në internet tregojnë se Nizari filmon veten duke i vënë flakën vetes ndërsa kalimtarët dëgjohen duke bërtitur.
35-vjeçari u transferua nga një spital në Kairouan në një spital të specializuar të djegieve në kryeqytetin e Tunisit, por mjekët nuk arritën ta shpëtonin.
Vëllai i tij Rajad ka thënë se ai vdiq të enjten dhe u varros të premten. Gjatë funeralit të tij, shpërthyen përleshjet mes protestuesve dhe policisë, e cila hodhi gaz lotsjellës, raportojnë mediat lokale.
Pamjet nga ajo çfarë ka ndodhur janë shqetësuese.
Warning ⚠️ graphic footage ????
— Souhail Khmira (@SKhmira) April 10, 2023
Tunisian Ex-footballer Nizar Issaoui set himself on fire outside a police station in Haffouz, Kairouane when he found himself with terrorism charges after a dispute with a fruit seller.
He suffered severe burns but is stable#Tunisia pic.twitter.com/5V7LorL9St
