Biden emëron George Clooney dhe Lady Gaga si këshilltarë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vendosur të emërojë dy figura të rëndësishme të artit dhe muzikës si këshilltarë.

Aktori i njohur George Clooney dhe këngëtarja Lady Gaga janë dy emrat e rinj që i bashkohen stafit të Joe Biden që e ndihmon për cështjet e kulturë dhe të artit.

Lajmi është bërë i ditur përmes një deklarate të shtëpisë së bardhë mbi emërimet në Komitetin e Presidentit të Arteve dhe Shkencave Humane.

Kjo ka sjellë edhe reagim prej fansave që përgëzuan artisten në rrjetet sociale për emërimin e saj.

Sipas kësaj, Komiteti i cili do të bashkëkryesohet nga producenti i famshëm Bruce Cohen dhe këngëtarja e famshme Lady Gaga, përfshin emra  të tjerë si aktorja Jennifer Garner dhe muzikanti Jon Batiste.

I nisur në vitin 1982 nga Presidenti Ronald Reagan ky komitet i cili punon për të mbështetur programet e artit dhe kulturës në mbarë vendin ka hasur në kritika nga ish-presidenti Donald Trump.

Biden emëron George Clooney dhe Lady Gaga  si këshilltarë