Llatja takim me banorët e lagjes "Skënderbej": Të mos lëmë punët e mira përgjysmë
Në takimin me banorët e lagjes "Skënderbej" në Elbasan Kryebashkiaku aktual kërkoi një kontratë të re me qytetarët siç tha ai për të vijuar me investimet dhe për të mos lënë në mes punët e mira të nisura. E për këtë Gledian Llatja shprehu edhe mbështetjen e marrë nga qeveria.
“Vazhdojmë të bëjmë punë për rikonstruksionet, luftojmë fort që të marrim fonde nga qeveria shqiptare. Fatmirësisht kemi pasur një mbështetje të madhe dhe të kryeminsitrit Rama.
Do vazhdojmë të shohim dhe perspektivën e zhvillimit të qytetit. Për këtë jemi ne, nuk i shohim gjërat sot për sot, por shohim vizionin, kemi perspektivën për zhvillimin e Elbasanit”, tha ai.
Në diskutimin me banorët Llatja renditi disa prej projekteve të realizuara.
“Duke filluar që te rruga kryesore te “Iljaz Kosova, një rrugë që ishte bërë gangrenë. Kishte një vlerë të konsiderueshme dhe një probjekt të bërë nga ne dhe të financuar nga qeveria shqiptare. Sot është një realitet. Ne sot vimë dhe bëjmë bilanc të punëve që kemi bërë.
Ashtu siç bëjmë një bilanc për “Iljaz Kosovën”, për një bilanc për sheshin që kemi rregulluar pas xhamisë, qendrën shëndetësore, bilanc për kanalizimet e ujërave të zeza që po bëhen gjithandej në të gjithë lagjen. Ne kemi treguar një gjë, që bëjmë punë, ne këtë dimë të bëjmë.
Ata të tjerët dinë të bëjnë llafe siç kanë bërë deri më sot që nuk kanë bëra asnjë punë për Elbasanin. Nuk mbahen mend të kenë bërë një kanalizim të ujërave të zeza. Në të gjithë Elbasanin ne po punojmë. Ne kemi 4 vite që po bëjmë fushatë për të rregulluar Elbasanin, jo për vete,” tha ai.
Në premtimet për një tjetër mandate Llatja shtoi se investimet do të vijojnë si në fshat edhe në qytet.

